
Christiane Amanpour e CNN tregon se si shpëtoi pa u marr peng nga Arkani për raportimet mbi Kosovën
Gazetarja e njohur e CNN-it, Christiane Amanpour, ka rrëfyer për një përvojë të rrezikshme gjatë raporteve të saj për konfliktet në Ballkan, ku kishte qenë objekt kërcënimi nga krimineli i luftës, Zhelko Raznatoviq – Arkan.
Në podkastin e saj “The Ex Files”, ku mysafir ishte diplomati amerikan James Rubin, Amanpour tregoi se raportimet e saj për serbët dhe serbët e Bosnjës, duke dokumentuar politikat gjenocidale gjatë luftës në Bosnjë dhe luftës së pashmangshme në Kosovë, e kishin bërë shënjestër të sulmeve.
“E ja ku isha në territorin e tyre, ndërsa amerikanët dhe NATO nisën bombardimet. Dhe ata më akuzonin mua. Thoshin ti je ajo që duhet fajësuar për gjithë këtë. Ishte shumë e frikshme. Vendosa të mos qëndroja në dhomën time, shkova të flija në dhomën e një kolegeje. Ishte vendim shumë i mirë”, ka treguar ajo.
Amanpour shtoi se një ambasador skandinav e kontaktoi me fjalë koduese në orën 4 të mëngjesit për ta larguar nga Serbia. Kur u kthye në dhomën e saj të hotelit, ajo pa rrëmujën që kishte mbetur pas.
“Thash fal Zotit nuk fjeta në dhomën time… Dola nga Serbia nëpërmjet kufirit, them me Hungarinë dhe më pas fluturova mbi zonën e Kosovës dhe u dhash ferrin nga atje. Por, për fat të mirë nuk u mora peng”, tregoi Amanpour.