Çiftet e 1/16 se finales në Kupën e Kosovës

08 dhjetor 2020 | 14:24

Sot (e martë) në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës në praninë e anëtarit të KE-së, Xhelal Broja, Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për rrethin e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës.

Fillimisht të pranishmit në emër të presidentit Agim Ademi dhe KE të FFK-së i përshëndeti Xhelal Broja, i cili u dëshiroi suksese klubeve në këtë rreth të garave, derisa më pas kryetari i KG-së, Avdyl Bellopoja shpjegoi procedurat e tërheqjes së shortit, ku 10 klubet e Superligës dhe 3 skuadrat e para të renditura në grupet respektive të Ligës së Parë u përfshin në njërën vazo, derisa skuadrat e tjera në vazon tjetër. Pas tërheqjes së shortit dolën këto çifte;

Ndeshjet për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës, do të zhvillohen në mesjavën e ardhshme.

Çiftet e 1/16 së Kupës:

Besa – Istogu
Vushtrria – Drenica
Flamurtari – Drenasi
Prizreni – Feronikeli
Vitia – Ferizaj
Onix – Llapi
Ulpiana – Liria
Vëllaznimi – Trepça ‘89
FC A&N – Kika
Vllaznia Pozheran – Dukagjini
Drita – Trepça
Kosova VR – Prishtina
Gjilani –  KEK-u
Ramiz Sadiku – Arbëria
Malisheva – 2 Korriku
Dardana – Ballkani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, prej disa…