
Çifti nuk fshihet më, puthje e përqafime nën objektivin e kamerave (Foto)
20 korrik 2020
| 11:29
Arilena Ara ka festuar ditëlindjen e 22-të. Këngëtarja është surprizuar nga miqtë dhe të afërmit e saj në mesnatën e 17 korrikut në një resort buzë detit në Drimadhes.
Ashtu si edhe parë, VIP-at ishin mbledhur në festën surprizë dhe dress code ishte ngjyra e bardhë.
Nuk kishte se si mos të qëndronte Popi, i dashuri dhe menaxheri i këngëtares pas festës surprizë dedikuar partneres së tij, “Happy Birthday Kiddo, trashëgimia ime e përjetshme”, e ka uruar ai në rrjetet sociale, përkrah fotos teksa shfaqen të përqafuar. Prej vitesh Popi dhe Arilena janë të pandarë. Fillimisht ata deklaruan se punonin së bashku.