Çifti shqiptar siguron 100 mijë euro investim në Gjermani me një produkt inovativ për getat

24 mars 2026 | 17:46

Një histori suksesi vjen nga tregu gjerman, ku çifti shqiptar Mërgim dhe Arta Klimenta kanë arritur të fitojnë një investim prej 100.000 eurosh nga një investitor gjerman, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin e biznesit të tyre.

Marrëveshja u realizua në emisionin e njohur gjerman “Die Höhle der Löwen”, i cili konsiderohet si versioni gjerman i formatit të famshëm amerikan Shark Tank. Gjatë prezantimit, çifti prezantoi produktin e tyre inovativ të quajtur NYLAM, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e investitorëve.

NYLAM është një spray i veçantë që mbron getat e holla nga grisjet dhe rrit qëndrueshmërinë e tyre në përdorim të përditshëm, duke ofruar një zgjidhje praktike për një problem të zakonshëm të konsumatorëve.

Me këtë investim, Mërgim dhe Arta Klimenta synojnë zgjerimin e produktit në tregun gjerman dhe më gjerë, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e sipërmarrësve shqiptarë në skenën ndërkombëtare të inovacionit dhe biznesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selim Halimi, daja i Ilaz Brahimit, njërit prej tri viktimave…