Cikalleshi në formacionin e javës në Turqi

23 shkurt 2021 | 13:51

Sokol Cikalleshi shënoi dy gola në ndeshjen e fundit të Konyaspor duke i dhënë fitoren ekipit të tij. Sulmuesi i kombëtares shqiptar përmbysi rezultatin kundër Yeni Malatyaspor.

Pas kësaj dopiete sulmuesi është përfshirë edhe në formacionin më të mirë të javës së 26-të në Superligën turke. Cikalleshi është lojtari i vlerësuar me notën më të lartë, 8.6, nga “Sofascore”.

Sulmuesi këtë sezon ka shënuar vetëm tre gola, por ka zhvilluar ndeshje shumë pozitive.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho nuk e ka futur…