
Cikalleshi rinovon kontratën me Konyasporin
03 shkurt 2022
| 15:22
Sokol Cikalleshi i jep fund dilemave për të ardhmen e tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka rinovuar marrëveshjen edhe për dy vite të tjera me klubin aktual, Konyaspori.
Kontrata e tij me turqit skadonte në mbyllje të këtij sezoni, por pas negociatave, 31-vjeçari ka pranuar ofertën e re të Konyaspori me një rritje page, duke u bërë tashmë ndër më të shtrenjtët në ekip.
Cikalleshi kishte lënë gjithçka pezull, pasi e tundonte një ofertë nga Japonia, por gjithashtu edhe një klub arab.