
Cikalleshi transferohet në Arabinë Saudite
Sokol Cikalleshi është larguar nga Konyaspori pas dy vjetëve qëndrim te ky klub. Sulmuesi i kombëtares ka vendosur të provojë një aventurë në Arabinë Saudite aty ku do ta vijojë karrierën te klubi i Al Khaleej.
Në fakt, Cikalleshi mbetet në pronësinë e klubit turk Konyaspor, mirëpo do të kalojë në klubin arab vetëm me anë të formulës së huazimit e cila do të ketë një kohëzgjatje prej një viti. Në sezonin e kaluar, Khaleej u shpall kampion në Arabi dhe me Cikalleshin kërkon ta shtojë edhe më shumë forcën në repartin ofensivë.
Në sezonin e kaluar sulmuesi i kuqezinjve ia doli të shënonte 10 gola si dhe dy asistime me fanellën e Konyasporit. Cikalleshi ka kontratë me Konyan deri në verën e vitit 2024, ndërsa huazimi i tij te klubi arab do të jetë i thjeshtë pa formulë blerje përfundimtare.