
Cilat janë armët e reja që prezantoi sot Kina në paradën ushtarake (Foto)
Parada ushtarake e sotme në Pekin nuk ishte thjesht një demonstrim force, por sipas analistëve, një fushatë gjigante marketingu për shitjen e armëve kineze ndaj blerësve të mundshëm.
Ja disa nga pajisjet që u ekspozuan:
Dronë gjigantë nënujore: U prezantuan mjetet nënujore pa ekuipazh AJX002 me përmasa të mëdha, që ngjajnë me nëndetëse dhe mund të operojnë deri në 20 metra thellësi.
Dronë të pajisur me inteligjencë artificiale: Kina prezantoi gjithashtu dronë sulmues të fshehtë (stealth) të pajisur me AI, të aftë të fluturojnë krah për krah me avionë luftarakë me pilot.
Raketat Dongfeng-5: Raketa ndërkontinentale strategjike bërthamore, të dizajnuara për t’u lëshuar nga fushat e silove në veri të Kinës, të cilat mund të përdoren për të goditur territorin e Shteteve të Bashkuara.
Ujqër robotikë: Një njësi robotësh me katër këmbë, të aftë për zbulim në vijën e frontit, për transport furnizimesh dhe madje edhe për të kryer sulme precize ndaj objektivave, sipas mediave shtetërore kineze.
Armë me lazer: Arma me lazer LY-1, e montuar mbi një kamion të blinduar HZ-155 me tetë rrota. Sipas analistit të mbrojtjes nga “Pacific Forum”, Alexander Neill, ajo mund të çaktivizojë ose djegë elektronikën e objektivave.