
Cilido deputet i VV-së që s’ka qenë në qeveri dhe nuk ka fyer UÇK-në, do votohej nga AAK
24 gusht 2025
| 10:58
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Lahi Brahimaj, ka folur para mediave para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive.
Ai tha se qëllimi i liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit, është blerja e kohës.
“Zhagitje, ofendim ndaj institucioneve. Çdo herë kur Gjykata Kushtetues sjell ndonjë vendim ata gjejnë formë për me degradu, ndërsa kur ka vendime sikur ai për Sheshin “Xhorxh Bush” nuk hezitojnë me dalë me përshëndetë”, tha Brahimaj para mediave.
Brahimaj theksoi se cilido nga deputetët e VV-së që nuk ka qenë në qeveri dhe nuk e ka fyer të luftën e lavdishme të UÇK-së, do të mund të votohej nga AAK-ja.
“Ne kemi dhënë zgjidhje, E kemi propozuar Shqipen, Sarandën, ish-kryetarin”, tha deputeti i AAK-së para mediave.