Cipi për bazën e UÇK-së në Prapaçan: Ishte si hotel me 5 yje

24 shtator 2018 | 21:45

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga zona e Dukagjinit, Adnan Krasniqi, i njohur si Cipi, ka folur për përvojën e tij gjatë kohës së luftës, si një ushtar i ri.

Ai ka thënë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, se ka ushtruar 3 muaj e më shumë, para se të përfshihej në luftime.

“Kam ushtruar 3 muaj e më shumë për luftën. S’kishte armë për mua”, ka treguar ai.

Cipi ka folur për qëndrimin e tij në bazën e UÇK’së, në Prapaçan, që udhëhiqej nga Tahir Zemaj.

“Prapaçani ishte lluks i jashtëzakonshëm për ne luftëtarët”, ka thënë ai.

“Erdhëm të lodhur, të rraskapitur… Ishte komoditet, si në hotel me 5 yje, për atë kohë”, ka thënë ai.

“Kishte ushqim të mirë, krevatet i kishim më të mirë vetëm në shtëpitë tona”, ka kujtuar Cipi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj ka thënë se veprimet e…