
Cisse: Mane mund të bëhet më i miri në botë
Ish-sulmuesi i Newcastle dhe Senegalit, Papiss Cisse ka thënë se sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, është i aftë të bëhet lojtari më i mirë në botë.
Paraqitjet e Manes në sezonin 2018-19 e panë atë të bëhej i pakapshëm nën urdhrat e Jurgen Klopp, duke fituar “Këpucën e Artë” në Ligën Premier, të siguruar përkrah një triumfi në Ligën e Kampionëve. Mane pastaj përfundoi i katërti në votimin për “Topin e Artë”, por fituesi Lionel Messi deklaroi se ai duhet të kishte qenë një pretendent serioz për çmimin.
“Mane po bën shumë mirë te Liverpooli dhe e dija që ai do ta ngjitej në krye – por ai mund të bëjë edhe më shumë. Nëse po bëni diçka të tillë dhe i arrini këto nivele, atëherë nuk mund të ndaleni, duhet të shtyni përsëri për të treguar që mund të bëni edhe më shumë. Sa herë që flasim në telefon i them ‘Mund ta bësh atë, mund të bëhesh më i miri. Besoni në veten tuaj’”, ka thënë Cisse për “The Sun”.