Çitaku akuzon LV-në për sabotim të projekteve energjetike: Mendësisë së tyre i vjen fundi më 28 dhjetor

02 dhjetor 2025 | 11:07

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e çdo iniciative të institucioneve të Kosovës për zhvillim energjetik.

Çitaku ka shkruar  në “Facebook” se nga termocentrali “Kosova e Re” deri te projekti amerikan i gazpërçuesit, LV-ja ka kundërshtuar dhe shpeshherë sabotuar këto projekte, duke e rënduar situatën për familjet dhe prodhuesit vendorë.

“Lëvizja Vetëvendosje prej ditës së parë si parti politike, në mënyrë aktive dhe shpeshherë edhe me dhunë, ka sabotuar çdo iniciativë të institucioneve të Republikës së Kosovës për të ndërtuar kapacitetet tona energjetike. Nga termocentrali ‘Kosova e Re’ e deri tek projekti amerikan i gazpërçuesit, LV-ja ka kundërshtuar dhe bllokuar çdo përpjekje për zhvillim. Sot, pavarësia energjetike nuk është vetëm çështje ekonomike. Është çështje e sigurisë kombëtare. Ata e bllokuan Kosovën, i rënduan familjet dhe prodhuesit vendorë me çmime të papërballueshme dhe pasuruan mafien energjetike”, ka shkruar Çitaku.

Më tutje, Çitaku ka theksuar se kjo ka favorizuar “mafien energjetike” dhe se figura si Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt janë vetëm “maja e ajsbergut”, ndaj një mendësie të tillë do i vjen fundi më 28 dhjetor.

“Nagipi e Martini janë vetëm maja e ajsbergut, rrënjët duken shumë më të thella. Më 28 dhjetor kësaj mendësie i vjen fundi. Ata po e shohin, prandaj janë në panik”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Darwin Nunez po kërkon të largohet nga Al Hilal në…