Çitaku alarmon për gjendjen në MPJD: Po ndodhin rrënime, linçime dhe persekutime

23 shtator 2022 | 15:39

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka alarmuar për gjendjen në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Çitaku në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në MPJD ka pasur hapësirë për përmirësime dhe ngritje të kapaciteteve.

Por në vend të kësaj,  Çitaku ka thënë se në këtë ministri që drejtohet nga Donika Gërvalla janë duke ndodhur rrënime, linçime dhe persekutime të personelit.

“Në Ministrinë e Punëve të Jashtme ka pasur mjaftueshëm hapësirë për përmirësime dhe ngritje të kapaciteteve. Fatkeqësisht, në vend të përmirësimit, po shohim rrënim, linçime dhe persekutim të personelit. Njerëzit duhet trajtuar me respekt dhe dinjitet”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Arsenalit, Bukayo Saka është zgjedhur lojtari i vitit…