Çitaku: Albin Kurti nuk dëshiron kompromis me askënd, kërkon nënshtrim
28 tetor 2025
| 23:13
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, në ”Click” tha se kryetari i VV-së, Albin Kurti nuk dëshiron të bëjë kompromis me askënd duke shtuar se ai kërkon nënshtrim dhe jo marrëveshje.
“Aj nuk dëshiron kompromis me askënd, zotri Kurti kërkon nënshtrim, nuk donë marrëveshje. Që të jem e sinqertë edhe ajo letra që ja ka dërguar LDK-së, unë kur e kam lexuar për herë të parë kam menduar që është lajm i rremë. Ne kemi bërë kompromisin tonë politik, njëanshëm pa na kërkuar askush. Ne nuk duhet të frikësohemi nga kompromisi as nga marrëveshjet, e tërë historia e re politike e Kosovës është e ndërtuar mbi bazën e kompromisit”, tha ajo.



