Çitaku: Aty ku PDK-ja garon me kandidatë të fortë vërehet një frymë e qartë mbështetjeje dhe besimi

12 tetor 2025 | 15:22

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se lajmet nga terreni tregojnë se pjesëmarrja në votime është në rritje dhe entuziazmi i qytetarëve është i dukshëm.

Çitaku, në një konferencë për medie është shprehur mirënjohëse për këtë pjesëmarrje masive dhe për këtë besim të qytetarëve.

“Në shumë komuna, veçanërisht aty ku Partia Demokratike e Kosovës garon me kandidatë të fortë dhe ekipe të përkushtuara, vërehet një frymë e qartë mbështetjeje dhe besimi. Qytetarët e Kosovës po e dëshmojnë sot se janë të vetëdijshëm për rëndësinë e votës së tyre. Ata po votojnë për komunat që duan t’i shohin të zhvilluara. Ne në Partinë Demokratike të Kosovës jemi mirënjohës për këtë pjesëmarrje dhe besim, dhe shpresojmë që deri në mbylljen e vendvotimeve kjo frymë të forcohet edhe më shumë”, ka theksuar ajo.

Çitaku i ka ftuar qytetarët që ende nuk e kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës, ta bëjnë këtë deri në orën 19:00.

“Të votojnë me bindje, me shpresë dhe me përgjegjësi për të ardhmen e komunës dhe të Kosovës. Sot, më shumë se kurrë, po shihet qartë që qytetarët duan stabilitet dhe zhvillim. Jemi të bindur se dita do të përmbyllet me pjesëmarrje të lartë, me shumë lajme të mira nga çdo komunë e vendit, dhe me një proces zgjedhor që do të konfirmojë pjekurinë demokratike të qytetarëve tanë”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dyshuari për spiunazh, Fatmir Sheholli, i cili është arrestuar…