Çitaku: Bllokimi i institucioneve e ka emrin e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut

27 maj 2025 | 12:11

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, pas dështimit të sotme të seancës konstituive, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të reflektojë karshi bllokadës në Kuvend.

Ajo ka thënë se bllokimi i konstituimit të Kuvendit i ka vetëm dy emra.

“Bllokada e institucioneve e ka emrin e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut. Edhe një herë bëjmë ftesë për reflektim. Qytetarët na kanë votuar për t’i adresuar problemet dhe sfidat e tyre e jo për të përmbushur egot dhe kryeneçësinë. Kosova është më e madhe se secili prej nesh”, ka thënë Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është deklaruar pas dështimit…