Çitaku, burrit të Albulena Haxhiut: Urrejtja pa fakte s’është diskurs politik, është thirrje për telashe

02 shtator 2025 | 13:38

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj së anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Alban Krasniqi, i cili është edhe bashkëshorti i Albulena Haxhiut. Ky i fundit ka ofenduar gjyqtarët e Gjykatës Supreme në lidhje me vendimin për Listën Serbe.

Çitaku, ka shkruar në “Facebook” se, “të paktën si zyrtar i KQZ-së, kujdes qysh flet e kujt i drejtohesh. Urrejtja pa fakte s’është më diskurs politik, është thirrje për telashe”.

Postimi i plotë i Çitakut:

Vargut t’zyrtarëve t’dëshpëruar t’VV-së iu paska bashku edhe Alban Krasniqi, bashkëshort i ish-ministres e sot nënkryetares së Kuvendit, por edhe si “gjyqtar” i vetëshpallur i gjithçkaje.

Alban, të paktën si zyrtar i KQZ-së, kujdes qysh flet e kujt i drejtohesh. Urrejtja pa fakte s’është më diskurs politik, është thirrje për telashe.

E dimë të gjithë: lirinë e Kosovës e ka sjellë UÇK-ja dhe pjekuria politike e liderëve të asaj kohe, bashkë me mbështetjen e miqve tanë ndërkombëtarë, jo sharjet tuaja. Pozitat dhe pagat që merrni sot janë fryt i asaj aleance, jo i ndonjë “merite” tjetër.

Edhe ma keq, presioni e shantazhi publik ndaj gjyqtarëve të Kosovës, me emra e mbiemra, është poshtëruese dhe barazohet me thirrje për dhunë. Nuk i shkon askujt, e sidomos jo dikujt që e ka obligim të ruaj institucionet e vendit.

E për Listën Serbe, boll e kemi pa kush me kë ka bashkëpunuar katër vjet, ditë e natë. CV-ja e juaj flet vetë, ma fort se fjalimet dhe leksionet e vonshme dramatike, me gjoja substancë patriotike.

Jeni vonë. Jeni gabim. Jeni dështim. Me diskurs. Me qëndrime. Me arritje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetari i…