
Çitaku: Dëshmia e Rubin tregoi se kishim lidership të mençur, që ditën të krijojnë miq në rrethana lufte
15 shtator 2025
| 16:50
Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar në lidhje me dëshminë e James Rubin në Hagë.
Ajo ka thënë ndër të tjera se kjo dëshmi tregon se kishim lidership të mençur, që diti të krijoj miq edhe në rrethana lufte.
“Në momentet kur janë qarë epokat, në ditët kur ne si popull kapërcyem shekujt brenda pak ditësh, nuk ishim vetëm. Nuk do të mundnim vetëm. Por ia dolëm, sepse patëm lidership të mençur, që ditën të krijojnë miq edhe në rrethana lufte e okupimi. Dëshmia e Rubin sot në Hagë është pasqyra më e qartë e historisë sonë të re. Është dëshmi e lidhjeve që ndërtuam, e besimit që fituam dhe e rrugës së drejtë që zgjodhëm si popull”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.