
Çitaku: Ditë e zezë për Kosovën
12 shtator 2025
| 16:50
Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA-së, Vlora Çitaku, e ka cilësuar si ditë të zezë për Kosovën, vendimin e Amerikës për të ndërprerë dialogun strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të Albin Kurtit.
Ajo ka thënë se Kosovën në këtë pikë e kanë sjell politikat aventuriere të udhëheqësisë aktuale.
“Ditë e zezë për Kosovën. Këtu na kanë sjellë politikat aventuriere të kësaj kaste udhëheqësish, në izolim dhe errësirë”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.