
Çitaku e PDK-së: Kolaps në energji, por LV-së nuk i bëhet vonë
20 qershor 2025
| 14:42
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj rënies së të gjitha blloqeve të termocentraleve në KEK.
Ajo ka thënë se Kosova po përballet me kolaps në energji, ekonomi dhe politikë të jashtme.
Çitaku ka theksuar se Vetëvendosjes nuk i bëhet vonë kurrë.
“Kolaps në energji. Kolaps në ekonomi. Kolaps në politikën e jashtme. Kolaps në Kuvend. Por për LVV-në kjo nuk ka rëndësi. Sepse për ta, pushteti nuk është mjet për tu shërbyer qytetarëve, është qëllim në vetvete. Dhe për këtë qëllim, janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka tjetër”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.