Çitaku falënderon Krasniqin: E fuqizove PDK-në jo vetëm me vota, por edhe me kuadro e energji të reja
Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Lidhur me këtë, ka reaguar deputetja e kësaj partie, Vlora Çitaku. Kjo e fundit ka falënderuar Krasniqin, duke thënë se ai e mori drejtimin e PDK-së në rrethana të vështira.
Çitaku ka deklaruar edhe se, Krasniqi e ka fuqizuar PDK-në, jo vetëm me votë, por edhe me kuadro të reja, energji dhe vizion.
“Faleminderit Memli, e more drejtimin e PDK-së në rrethana të vështira. E ruajte, e rrite dhe e fuqizove, jo vetëm në vota, por edhe me kuadro të reja, energji dhe vizion. Sot, pas katër vitesh që e udhëheq Partinë, respekti për ty vetëm më është rritur. Një lideri nuk i mjafton vetëm dija, i duhet edhe karakteri i fortë dhe zemërgjerësia. Ti i ke të dyja. Me falënderim, me respekt dhe me bindjen se do të qëndrojmë të bashkuar për një PDK edhe më të fuqishme”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.



