Çitaku i reagon Gecit: Të iu vie turp që kërkoni burg të përjetshëm për ata që luftuan për liri

21 prill 2026 | 19:50

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të GUXO-së, Fatos Gecit në Kuvendin e Kosovës, i cili kërkoi burgim të përjetshëm për Hashim Thaçin.

Ajo ka thënë se Geci nuk e meriton as të thirret deputet. “S’po di qysh me të thënë se me të thënë deputet nuk e meriton. Nuk kisha besu kurrë që nga foltorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, vjen një lutje në formë urimi për burg të përjetshëm për njerëzit që kanë luftu për lirinë e këtij vendi”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka thënë se VV duhet të distancohet nga ai.

“Ju duhet të ndiheni i turpëruar dhe VV nëse nuk mendon si ju, ju ftoj tani që të distancoheni. Duhet të iu vie turp”, ka shtuar Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili i ka reaguar ashpër deputetit…