Çitaku i reagon Kurtit: Ne e kemi respektuar policinë, ti ke hedhur me gurë mbi policët

09 korrik 2025 | 16:02

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë në detyrë.

Çitaku i është drejtuar Kurtit, duke thënë “për dallim prej teje, ne e kemi respektuar Policinë e Kosovës gjithmonë…”.

Ajo ka përmendur se si Lëvizja Vetëvendosje e kishte sulmuar me gurë policinë.

“Për dallim prej teje, ne e kemi respektuar Policinë e Kosovës gjithmonë, si në qeveri ashtu edhe në opozitë. Ne i respektojmë institucionet pa kushte dhe pa kalkulime politike. Ti je ai që dikur ke hedhur gurë e mllef mbi policinë. Sot, ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë përveç hetim profesional për rastin, dhe përgjegjësisë politike. Sa për respektin ndaj policisë, sikur ta kishe me të vërtetë, nuk do t’i lije pa këpucë e pa uniforma. Do t’ua kishe rritur pagat. Dhe mbi të gjitha, nuk do t’ua kishe shkurtuar trajnimet në vetëm tre muaj”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata më e lartë evropiane për të drejtat e njeriut…