
Çitaku: Kemi dhënë opsionet tona, shumica parlamentare është detyrë e Kurtit
27 maj 2025
| 11:04
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se krijimi i shumicës parlamentare është detyrë e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo ka theksuar se PDK-ja s’e ka për obligim ta votojë kandidatin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, por shtuar se meqë nuk ka shumicë parlamentare në Kuvend, partia që përfaqëson ka dhënë opsionet e veta.
“Janë 40 emra që Kurti i ka në dispozicion. Ne s’kemi asnjë lloj obligimi që të votojmë. Shumica parlamentare është detyrë e Kurtit. Por meqë nuk ka shumicë, ne kemi dhënë opsionet tona, Kurti duhet të reflektojë”, ka thënë ajo.