
Çitaku: Kosova po mbahet peng i kryeneçësisë së Kurtit
23 maj 2025
| 11:39
Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të radhës të konstituimit të Kuvendit.
Ajo ka thënë se Kosova është duke u mbajtur peng i kryeneçësisë së Albin Kurti.
Çitaku ka thënë se PDK-ja vazhdon të jetë konstruktive dhe se si parti janë të gatshëm që të hapin rrugë dhe se kanë ofruar dhe alternativë për të dalë nga kjo situatë.
“Kosova po mbahet peng i kryeneçësisë së Albin Kurtit”, ka thënë Çitaku.