Çitaku: Kryeneçësia e Kurtit po e dëmton vendin

25 maj 2025 | 11:47

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku pas dështimit të radhës ka thënë se Kosova vazhdon të mbetet peng i kryeneçësisë së kryeministrit në detyrë.

“Fatkeqësisht asgjë të re për të thënë. Kosova dhe institucionet e saj vazhdojnë të mbesin peng i kryeneçësisë së kryeministrit në detyrë, deputetit Albin Kurti Nga këtu i bëjmë thirrje që të reflektojë. Qytetarët nuk kanë votuar për bllokadë, por për formim të institucioneve”, tha Çitaku.

Ajo tha se i bëjnë edhe njëherë apel që të reflektoi në mënyrë që të ecim tutje. “Kërkoj falje që s’po kemi lajme më të mira me ju dhanë”, u shpreh Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Openionisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas dështimit të radhës së…