Çitaku: Kundërshtojeni Zana Avdiun, por mos e kërcënoni
Pas lojës së bujshme mes Zvicrës e Serbisë, aktivistja Zana Avdiu ka thënë se lojtari shqiptar Granit Xhaka ka bërë një akt prej rrugaçi, deklaratë kjo që nxiti reagime të shumta.
Për këtë ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e cila ka thënë se duhet të respektojmë të tjerët që mendojnë ndryshe.
Ajo pos tjerash u shpreh se “Graniti nuk bëhet as më i madh e as më i vogël nga statusat tonë në “Facebook”. Vlerësimin për të e dha FIFA menjëhere pas lojës. U shpall lojëtar më i mirë i ndeshjes”.
Çitaku ka thënë se duhe të ndalen linçimet ndaj aktivistes Avdiu, sepse sipas saj ajo ka të drejtë të shpreh mendimet e saj.
“E Zana ka të drejtë të pamohueshme me e shprehë mendimin e vet, i pëlqeu dikujtë a jo. Kundërshtone, po mos linçoni. Mos kërcënoni”, thuhet në reagimin e saj.



