
Çitaku: Kur pluhuri të qetësohet dhe tymi të pastrohet, UÇK-ja do të mbetet lëvizja më e suksesshme
05 nëntor 2020
| 16:01
Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave ndaj disa prej ish-figurave kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Çitaku ka thënë se kur pluhuri të qetësohet dhe tymi të pastrohet UÇK do të mbetet lëvizja më e suksesshme.
“Përsëri, kur pluhuri të qetësohet dhe tymi të pastrohet, do të mbetet lëvizja më e suksesshme çlirimtare në historinë moderne. #UÇK#Kosovo”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e vet në “Twitter”.