Çitaku: Kurti duhet ta trajton çështjen e presidentit me seriozitet dhe përgjegjësi, s’kemi pranuar ftesë zyrtare për takim
Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vlerësuar se lideri i LV-së, Albin Kurti duhet të trajtojë me seriozitet çështjen e presidentit.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ajo ka thënë se deklaratat e tij i pari i LV-së duhet t`i konkretizojë në një letër.
Ajo ka bërë me dije se PDK-ja nuk ka pranuar asnjë letër zyrtare nga Kurti për takim.
“Kryetari i PDK-së ka marrë pjesë në dy takime me kryetarin e LV-së. LV-ja dhe Albin Kurti duhet ta trajtojnë çështjen e presidentit me seriozitet dhe përgjegjësi, që një situatë e tillë do të duhej të impononte dhe tani është radha që Vetëvendosje, deklaratat e saj publike t’i konkretizojë në një letër të shkruar. Nuk kemi pranuar asnjë kërkesë zyrtare”, ka deklaruar Çitaku pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.



