
Çitaku: Kurti ka plan për përmbysjen e rendit kushtetuese
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se bërë 162 ditë që kur janë kryer zgjedhjet dhe vendi është institucione.
Me këtë rast, Çitaku ka vlerësuar Albin Kurti është duke synuar përmbysjen e rendit kushtetues.
“162 ditë janë shumë për pensionistin, për mësimdhënësin që ndihet i përbuzur, për mjekët që u mungojnë barnat esenciale, për punëtorët e sektorit privat, për ndërmarrjet, për ndërmarrësit që po u mbyllen bizneset për shkak të rrymës. Po për kënd nuk janë shumë 162 ditë? Për Albin Kurtin. Sepse për të, kjo kohë është pjesë e planit për përmbysjen e rendit kushtetues, dhe zhbërjen e vetë ADN-së të shoqërisë tonë. Ai po synon krijimin e një rendi të ri ku nuk ka më norma, ambicie kolektive”, ka thënë Çitaku.