Çitaku, Kurtit: Po, Albin, Amerika nuk e sheh Serbinë me sytë e tu

30 mars 2024 | 22:44

“As nuk pres nga SHBA-të që ta shohin Beogradin zyrtar me sytë e Albin Kurtit, por as ata nuk duhet të presin që unë ta shoh Beogradin zyrtar me sytë e Departamentit Amerikan të Shtetit”, kështu ka thënë kryeministri Albin Kurti në një intervistë në emisionin “Public Square” me Ditmir Bushatin.

Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e opozitës.

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka theksuar se në sytë e Kurtit, Kosova është shkatërruar qe dy dekada. Ndërkaq në sytë e Amerikës, Kosova është çliruar, pavarësuar, zhvilliluar dhe ndërtuar.

“Po, Albin, Amerika nuk e sheh Serbinë me sytë e tu. E kuptueshme kjo. Po me sytë e tu nuk e sheh as Kosovën. Se në sytë e tu, Kosova është shkatërru qe dy dekada. Në sytë e Amerikës, Kosova është çliru, pavarësu, zhvillilu, ndërtu. Nihilist, cinik. Kaq je, dhe ke me mbetë pa asnjë rezultat”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suedia u bë anëtari më i ri i NATO-s në…