Çitaku: LV-ja me qëllim po saboton ndërtimin e institucioneve të vendit
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje me qëllim po e saboton ndërtimin e institucioneve të vendit.
Ajo ka vlerësuar se partia e Albin Kurtit synon t’i delegjitimojë institucionet dhe vetë demokracinë.
Çitaku ka thënë se kjo është sjellje e papërgjegjshme dhe e rrezikshme.
“Lëvizja Vetëvendosje me qëllim po e saboton ndërtimin e institucioneve të vendit. Po tallet paturpësisht me qytetarët e Kosovës, ata që e besuan dhe e votuan në zgjedhjet e kaluara. Me veprimet e saj, LV-ja synon të delegjitimojë institucionet dhe vetë demokracinë. Kjo është sjellje e papërgjegjshme, e rrezikshme dhe pa asnjë ndjeshmëri ndaj sakrificës së madhe përmes së cilës sot e gëzojmë lirinë dhe të drejtën për të jetuar në demokraci. Është sjellje që nuk ka asnjë konsideratë për të ardhmen dhe sfidat e mëdha që i kemi përpara”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.



