Çitaku: LV-ja po e mban peng shtetin, të reflektojë

19 qershor 2025 | 11:16

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, është deklaruar pas dështimit të 34-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Çitaku para medieve ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje po e mban peng shtetin.

Sipas saj, kjo për t’ia bërë një nder kandidates së propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Sekretarja e PDK-së i ka bërë thirrje LV-së që të reflektojnë e të sjellin një zgjidhje që është përgjegjësi e tyre.

Ajo sërish ka përmendur faktin se partia e cila ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit i ka edhe 40 opsione tjera për kryetar të Kuvendit, që mund ta kishin edhe mbështetin e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka folur pas dështimit…