Çitaku: LV-ja po e mban të bllokuar konstituimin e Kuvendit

15 qershor 2025 | 11:42

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku është deklaruar pas dështimit të 32-të të Kuvendit të Kosovës.

Çitaku tha se Lëvizja Vetëvendosje po e mban të bllokuar Kuvendin dhe është duke pasur pengmarrje klasike.

“Të them të drejtën, kësaj pyetje mund t’i jap përgjigje vetëm Lëvizja Vetëvendosje, sepse ata po e mbanjn të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kjo është një pengmarrje klasike, PDK ka ofruar alternativë, ndonëse ne s’e kemi detyrim ta votojmë kandidatin e VV-së pa shumicë parlamentare, megjithëse ne kemi ofruar alternativë”, u shpreh Çitaku

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të…