Çitaku, LVV-së: Të paaftë! Tregoni se si iu bllokoi opozita kur që 6 vjet e keni pushtetin e plotë

25 prill 2026 | 22:42

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, njëherësh deputete e kësaj partie, Vlora Çitaku, po konsideron se Lëvizja Vetëvendosje është bërë “për gjynah”.

Kjo pasi, siç shprehet Çitaku, edhe përkundër se i kanë pasur të gjitha nivelet e pushtetit tash e 6 vite.

“Hajde na tregoni: si paska mundësi që opozita ju ka bllokuar për të bërë punë të mira për këtë vend, kur i keni 66 deputetë në Kuvend? Shumicë solide. Si ju ka bllokuar opozita që ka votuar çdo marrëveshje ndërkombëtare për Kosovën? Që i ka votuar zgjatimet buxhetore”.

“Diçka që ju nuk e keni bërë kurrë sa ishit në opozitë. Hajde, tregoni”. “Të paaftë”, përfundoi Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një…