Çitaku me mesazh për gratë dhe vajzat: PDK ju mirëpret krahëhapur
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë me dije se së bashku me National Democratic Institute, kanë diskutuar për rolin dhe fuqizimin e grave në politikë.
Ajo ka thënë se një shoqëri, një shtet, një demokraci e fortë ndërtohet vetëm kur gratë nuk janë thjesht pjesë, por zë dhe vendimmarrëse të saj.
“Në ‘Ditën e PDK’-së, së bashku me National Democratic Institute, diskutuam për rolin dhe fuqizimin e grave në politikë. Sepse një shoqëri, një shtet, një demokraci e fortë ndërtohet vetëm kur gratë nuk janë thjesht pjesë, por zë dhe vendimmarrëse të saj. Kosova ka nevojë që çdo vajzë dhe grua të mos kërkojë leje për të qenë në politikë, por ta marrë vendin që i takon në lidership. PDK ju mirëpret krahëhapur. #WomanPower”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.



