Çitaku: Me vite është ngjyrosur kompromisi si fjalë e ndyrë, ndërsa bashkëpunimi si nënshtrim

04 prill 2021 | 13:55

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ua ka dërguar një mesazh politikanëve në Kosovë. Ajo ka thënë se ata duhet t’i japin fund bërjes politikë me urrejtje.

Çitaku në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se kompromisi në Kosovë konsiderohet si fjalë e ndyrë e bashkëpunimi si nënshtrim.

“Sepse, me vite është ngjyrosur kompromisi si fjalë e ndyrë. Bashkëpunimi si nënshtrim. Korrektësia si vardisje.  Cikli i bërjes politikë me urrejtjen si kategori kryesore duhet të marrë fund.  Sepse, me e citu presidentin Obama, demokracia kërkon kompromis, edhe nëse ke të drejtë 100 për qind. Kosovën duhet me e dashtë ma shumë”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjakovë është inauguruar Stacioni i Transferimit të Mbeturinave, një…