
Çitaku, ministrit Sveçla: Mos na shit dushk për gogla
23 prill 2023
| 00:34
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se veriu tashme po frymon ndryshe.
Ajo ka theksuar se qeveria Kurti ka dështuar për të siguruar vendvotime të rregullta për zgjedhjet e së dielës në katër komunat në pjesën veriore.
“Ministri i Punëve të Brendshme paska thënë për veriun e vendit ‘Kjo pjesë tashmë frymon ndryshe’. Po ministër, frymon në kontejnera. Qeveria e juaj ka dështuar t‘i sigurojë vendvotimet e rregullta. Mos u krekos. Mos na shit dushk për gogla”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.