Çitaku: Nuk jam aspak e befasuar me vendimet e ZRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë

16 prill 2025 | 13:46

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se për fat të keq, nuk është aspak e befasuar me vendimet e ZRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë, pavarësisht mungesës së dialogut social dhe mungesës së konsultimeve me qytetarët dhe bizneset.

“A e dini pse? Sepse kjo është mënyra si operon LV. Refuzon dialogun, qoftë social, qoftë politik, me këdo dhe për çkado. E njëjta arrogancë është parë në vazhdimësi: ndaj sindikatave, ndaj mediave, ndaj opozitës, dhe ndaj bizneseve”, ka thënë Çitaku.

Sipas saj, kjo kastë politike e dëshiron qytetarin të varfëruar dhe të nënshtruar, sepse beson se vetëm ashtu mund ta sundojë më lehtë. “E më ironikja? Kjo parti politike, në mënyrë radikale – dhe shpeshherë edhe dhunshëm, ka kundërshtuar çdo përpjekje tonën për rritjen e kapaciteteve energjetike të Republikës. Konsistentë në destruktivitet, kjo është e vetmja politikë që njohin”, është shprehur Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenca e Kosovës sapo ka marrë letrën nga kryesuesi i…