Çitaku: Osmani duhej të ishte më aktive në zhbllokimin e situatës politike, ta caktojë datën e zgjedhjeve sa më parë

19 nëntor 2025 | 11:14

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, gjatë konferencës për media, ka thënë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të duhej të ishte më aktive në zhbllokimin e situatës politike në vend.

Çitaku, ka deklaruar edhe se, partitë politike duhet të ftohen sa më shpejt nga Osmani, dhe kjo e fundit të caktojë sa më parë datën e zgjedhjeve.

‘’Presidentja Osmani do të duhej të ishte shumë më aktive në zhbllokimin e situatës politike në vend. Dhe ky angazhim do të duhej të ishte serioz që nga dita e parë. Nuk dua ta komentoj kualifikimin e presidentes Osmani. Por, Osmani nuk duhet të humb kohë, duhet t’i thërras partitë politike dhe ta caktojë sa më parë datën e zgjedhjeve’’, ka deklaruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
LeBron James ka vendosur një rekord të ri në NBA.…