Çitaku pas dëshmisë së Clarkut: Gjeneral, tu rritë nderi
18 nëntor 2025
| 16:16
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka falënderuar ish-gjeneralin amerikan, Wesley Clark për dëshminë e tij në Hagë.
“Gjeneral, tu rritë nderi. Historia nuk rishkruhet, as tjetërsohet. Ajo që është shkruar me gjak, sakrificë dhe përkushtim nuk e fshin askush. Nderi i luftës dhe i atyre që i dolën zot këtij vendi qëndron i paepur, pavarësisht kush përpiqet ta shtrembërojë. Në këtë tokë, e vërteta gjithmonë gjen dritë”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.
Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, ka përfunduar dëshminë e tij dyditore në Gjykatën Speciale të Hagës.



