
Çitaku: PDK doli me më së shumëti asamblistë anembanë Kosovës
Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se nga zgjedhjet e 12 tetorit, doli se PDK, ka më së shumëti asamblistë në krejt Kosovën.
Sipas Çitakut PDK del se fitoi 208 ulëse në Kuvende Komunale, krahas 199 të LDK-së, e 188 të Lëvizjes Vetëvendosje.
Postimi i plotë në “Facebook”:
Përkundër çdo sfide, çdo pengese e çdo përpjekjeje për ta ndalur hovin tonë, ne ia dolëm
Me rreth 97% të vendvotimeve të procesuara, PDK del forca e parë politike në vend me 208 asambleistë anembanë Kosovës dhe mbi 175.000 vota.
Ky rezultat është dëshmi e qartë se besimi i qytetarëve nuk fitohet me fjalë, por me punë, përkushtim e vizion.
Faleminderit secilit që u bë pjesë e këtij rrugëtimi.
Kjo është fitore e qëndrueshmërisë, e besimit dhe e vlerave që nuk lëkunden.
Vetëm përpara