Çitaku: PDK-ja nuk do të jetë pjesë e një seance të paligjshme, Kosova e humbi vitin 2025

19 nëntor 2025 | 11:07

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se partia e saj nuk do të bëhet pjesë e “një seance të paligjshme” që u thirr nga Kuvendi me nënshkrime të Vetëvendosjes për në orën 11:00, para asaj për formim të qeverisë.

Çitaku e ka cilësuar këtë seancë si farsë dhe tha se nuk është zgjidhje.

“Kjo seancë është e paligjshme dhe tërësisht në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës. Për 10 muaj Kosova është mbajtur peng, është zhytur në bllokim institucional. Qytetarët po presin qeveri të re, parlament funksional, komisione punë e shtet normal. Fatkeqësisht, Kosova e ka humbur tërësisht vitin 2025. Kosova dhe qytetarët s’e kanë pasë këtë luks. Përkundrazi, kemi pasë nevojë për një vit dinamik si asnjëherë më parë”, ka thënë Çitaku.

Çitaku tha se këtë zvarritje e bëri partia që doli e para nga zgjedhjet e 9 shkurtit

“Kush e bëri këtë? Partia e parë që ka vendosur ta përdorë rezultatin për të zvarritur. Kjo seancë që do të mbahet pas pak minutash është farsë, nuk është zgjidhje. Ajo që po shohim sot është e dukshme, kur vjen puna për të formuar institucionet kemi zvarritje e manipulim afatesh. Kur vjen puna për t’i ikur përgjegjësisë kemi nxitim të çuditshëm, madje duke shkelë rendin kushtetues. PDK-ja nuk do të jetë pjesë e një seancë të paligjshme. Kjo seancë nuk është thirrur për qytetarët, për të miratuar ligje, por për t’i shpëtuar fajit, që për 10 muaj rresht ka refuzuar të formojë qeveri”, ka thënë Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkurte Haxhiu, banorja e Big Brother VIP Kosova 4, ka…