Çitaku: PDK-ja s’e voton asnjë kandidat që ka qenë ministër

21 korrik 2025 | 10:40

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se kjo parti e ka bërë të qartë se nuk e voton asnjë kandidat për kryetar Kuvendi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, që ka ushtruar funksionin e ministrit.

“PDK-ja e ka bërë të qartë qëndrimin e saj rreth konstituimit të Kuvendit. Nuk e votojmë asnjë kandidat i cili ka ushtruar funksionin e ministrit, kemi ofruar kompromis ndonëse nuk na është kërkuar, për hir të zhbllokimit të situatës”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka thënë se takimet mes liderëve, përfshirë edhe atë të së shtunës, do të ishin të dobishme sikur të kishin rezultate.

Takimet mes liderëve, përfshirë edhe atë të së shtunës, do të ishin të dobishme sikur të kishin sjellë rezultate. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur…