Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, përgjegjësi penale dhe politike
19 janar 2026
| 13:22
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për dallaveret me vota.
Ajo ka kërkuar rinumërim të plotë, hetim e përgjegjësi penale dhe politike.
“Rinumërim të plotë të votave. Hetim të hollësishëm. Përgjegjësi penale dhe politike, si dhe rikthim të besimit të qytetarëve. Kosova ka ndërtuar me shumë mund standardin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Prandaj, çdo indikacion për cenim apo manipulim të votës është i patolerueshëm dhe kërkon reagim të menjëhershëm e të pakompromis institucional. Demokracia ndërtohet mbi besim, transparencë dhe zbatim të ligjit. Heshtja apo mbrojtja e parregullsive nuk janë opsion. Këtu nuk ka kompromis”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.



