Çitaku për dyshimet se prokurori kërcënoi fizikisht krerët e UÇK-së: Luftëtarët janë të braktisur nga institucionet

04 shtator 2025 | 18:47

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku është shprehur e pakënaqur me mënyrën se si institucionet e Kosovës janë duke trajtuar zhvillimet në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Çitaku ka komentuar lajmin se një rojë në Hagë u bë prokuror dhe dyshohet se i keqtrajtoi ish-krerët e UÇK-së.

Deputetja e PDK-së ka thënë se “ajo që po bën Gjykata Speciale është deformim i drejtësisë. Është përndjekje”.

“E heshtja e institucioneve të Kosovës është shurdhuese”, ka shtuar ajo.

“Liderët e UÇK-së nuk mbrohen me fjalime boshe apo me deklarata populiste. Ata mbrohen me veprime konkrete, diskrete dhe institucionale. Fatkeqësisht, luftëtarët tanë janë braktisur nga institucionet. Ministria e Jashtme dhe Presidenca, në rrethana të tilla, do të duhej ta kishin këtë çështje prioritet kombëtar”, ka thënë Çitaku.

“E Kurti, që nuk ka asnjë problem të ofendojë e të sulmojë prokurorë e gjyqtarë të Kosovës, përballë Speciales nuk guxon as të hapë gojën. Të mjerë”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në afërsi të kompleksit të dëshmorëve të UÇK-së, në Koshare,…