Çitaku, për Kurtin: Ka dozë të papërshkrueshme të hipokrizisë – ndoshta kjo është edhe natyra dhe karakteri i tij

03 qershor 2026 | 20:29

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, kritikoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për mospërputhje mes deklarimeve publike dhe veprimeve politike.

E ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Çitaku tha se Kurti shpesh paraqet qëndrime të ndryshme nga ato që, sipas saj, i zbaton në praktikë.

Ajo e cilësoi Kurtin si politikan manipulues dhe hipokrit, duke shtuar se mënyra e tij e veprimit ka ndikuar negativisht në klimën shoqërore dhe politike në vend.

“Ky njeri diçka tjetër mendon, tjetër çka flet dhe tërësisht diçka tjetër vepron. Është manipulant i paparë, ka një dozë të papërshkrueshme të hipokrizisë, por ndoshta kjo është edhe natyra dhe karakteri i tij”, tha ajo.

Sipas Çitakut, shqetësimi kryesor nuk lidhet vetëm me sjelljen politike të Kurtit, por edhe me pasojat që, siç tha ajo, kanë ardhur nga qeverisja dhe retorika e tij.

“Ajo që më shqetëson më së shumti është niveli i përçarjes dhe polarizimit që ai ka shkaktuar në shoqëri”, u shpreh Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë identifikuar dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht pasditen…