Çitaku për Kurtin: Ka tentuar të sundojë, sepse nuk ka ditur të qeverisë

26 tetor 2025 | 18:59

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se tërë profilin e tij politik e ka ndërtuar mbi polarizim, fyerje dhe manipulim.

Ajo tha se Kurti ka tentuar të sundojë sepse nuk ka ditur të qeverisë dhe për pesë vite ka sulmuar gjykatat, prokurorinë, mediat, bizneset e sindikatat.

“Edhe sot, i njëjti diskurs: ‘Ejani e më votoni, sepse ashtu po them unë’. Por koha e arrogancës po mbaron,” tha Çitaku, duke shtuar se demistifikimi i figurës së Kurtit ka nisur që ditën e parë të marrjes së pushtetit.

Postimi i plotë:

Tërë profilin politik e ka ndërtuar mbi polarizim, fyerje dhe manipulim.

Ka tentuar të sundojë, sepse nuk ka ditur të qeverisë.

Për pesë vite me radhë, ka sulmuar gjykatat, prokurorinë, mediat, bizneset dhe sindikatat. Ka goditur këdo që nuk i është nënshtruar.

Edhe sot, i njëjti diskurs: “Ejani e më votoni, sepse ashtu po them unë.”

Por koha e arrogancës po mbaron.

Demistifikimi i figurës së tij filloi ditën e parë që mori pushtetin. Tendencat totalitare u panë menjëherë.

Sot, të zgjedhurit e popullit i treguan qartë se kjo mendësi nuk kalon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i VV’së, Agim Bahtiri pas dështimit që pësuan sot…