
Çitaku për Kurtin: Kam shqetësim të thellë për gjendjen e tij
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se ndjen dhembshuri dhe keqardhje për gjendjen që sipas saj, ka ardhur kryeministri Albin Kurti.
Në emisionin “DPT te Fidani”, Çitaku thotë se në atë gjendje, nuk do ta shoh asnjë eksponent të politikë, transmeton Klankosova.tv.
“Unë ndjej keqardhje dhe shqetësim të thellë me gjendjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës. Nëse këto deklarata do të bëheshin nga një komedian, do të dukeshin shaka pa shije pa krip, mirëpo kur thuhen nga kryeministri i vendit, këto janë shqetësuese”.
“Unë ndjej keqardhje dhe dhembshuri për gjendjen që e kam parë kryeministrin. Nuk është marre me humb në demokraci. Me humb nuk është fundi i botës. Mirëpo ajo lloj çirrje, ato lloj deklaratash janë vërtetë për keqardhje dhe nuk do të doja të shihja asnjë politikan ashtu”, tha Çitaku.
Ndër të tjera, ajo shton se Qeveria Kurti është qeveri pa rezultate.
“Ku janë çerdhet, rritjet e pagave, pensioneve, ku janë raportet e Kosovës me aleatët, është për keqardhje, po është një qeveri pa rezultate”.