Çitaku për mungesën e pushtetin në seancë: Joserioze ndaj qytetarëve

03 prill 2026 | 16:55

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar mungesën e Lëvizjes Vetëvendosje pas pauzës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Çitaku ka thënë se mungesa e tyre është joserioze në raport me qytetarët.

“Nuk di se a do të jenë në seancë sot apo jo. Është ekstremisht joserioze. Ju, parlamentarët, po raportoni te qytetarët e Republikës së Kosovës që asnjë deputet, asnjë ministër të mos jetë prezent në ditën kur po diskutojmë një temë që po i dëmton qytetarët e Republikës së Kosovës. Ata ndoshta s’po duan me dëgjuar se s’po shkojnë nëpër supermarkete me xhipa të zi me ble ushqim vetë. Po qytetari i Kosovës është varfëruar! E si është e mundur që njerëzit kështu abstenojnë nga qytetarët, po abstenojnë edhe nga votat!”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë kthyer në Kuvendin e…